Aktualitet

DEKLARATA/  “Drejt zgjedhjeve të parakohshme me platformën tonë zgjedhore”, Basha dorëzon draftin në dhjetor 

By vizionc

November 19, 2019

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në një deklaratë për mediat pas takimit që zhvilloi me presidentin Ilir Meta, ku pjesëmarrës ishin edhe krerët e partive të tjera opozitare.

Basha u shpreh se gjatë takimit kërkuan vënien në funksion sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa zbuloi se çështja e dytë që diskutuan ishte kriza politike dhe se javën e ardhshme opozita do të dorëzojë draftin e saj.

‘Ne kërkojmë vënien në funksionin sa më të shpejt të Gjykatës Kushtetuese. Çështja e dyrë që kemi diskutuam është çështja e krizës politike. Është shtruar edhe nga partnerët tanë strategjikë, prej më shumë se 4 muajsh Rama ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin së paku në 4 raste në një tentativë për të mbuluar krizën ku ndodhet vendi. Shtyrja e reformës zgjedhore është një  tjetër hap për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve.Javën e ardhshme opozita do të konkretizojë të gjithë projektin e saj, propozimin e plotë për reformën zgjedhore ndërkohë që nga ana tjetër kemi pasur vetëm kushtëzim, sabotim. Ky është një film, i parë dhe stërparë: qeveria përpiqet t’ia hedhë fajin opozitës.Propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit dhe për ne nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Nuk i mungon asnjë Shqipërisë asgjë në krahasim me Maqedonisë e veriut, që u viktimizua për hir të Shqipërisë e megjithatë lideri atje mori përgjegjësitë. Ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitës’, tha Basha.