Dedikimi i ndjerë i gazetares që pa tragjedinë në familjen Konçi: Mos...

Dedikimi i ndjerë i gazetares që pa tragjedinë në familjen Konçi: Mos e gjykoni atë nënë!

352
0

Sapo lë Pjezën dhe ngjitesh rrugës për në Romanat , një erë djegie të merr frymën, edhe pse qielli kish derdhur stuhi me furi, pasditen e sotme. Era të shponte hundët dhe shiu vazhdonte me furi! Era e djegies së banesës me tre vogëlushëve brenda, tre vjeçare, rrënqethte të madh e të vogël! Në oborr kishin përfunduar kolltuqet e shkrumbuar, sustat e një dysheku dopio, orendi të djegura dhe këpucët e tyre të vogla… Të qarat e klithmat e tyre dhe kërkesat për ndihmë, kishin tmerruar të madh e të vogël, të cilët nuk u dhanë dot ndihmë, për ti shpëtuar nga flaket e nga vdekja! Nëna kishte një peng, që ndërsa qielli derdhi stuhi, ajo i mbylli me çelës fëmijet brenda. Qante qielli këtë pasdite shtatori, qante nëna, qanin njerëzit pa dallim, qanin dhe gurët e Romanatit! Ajo nënë nuk duhet gjykuar. Ajo tashmë, për gjithë jetën do paguaje pakujdesinë e një ore! Tre engjëj i mungojne Botes prej sot në mbrëmjë. Pa ta Bota nuk është njëlloj e mire!

U prehshi në parajsë!

*Postimi në facebook i gazetares së News 24