Debate të forta, PE voton sot rezolutën e jashtëzakonshme ku kërkon hapjen...

Debate të forta, PE voton sot rezolutën e jashtëzakonshme ku kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

354
0

Parlamenti Europian pritet të shoqërohet sot me debate të nxehta, pasi temë diskutimi do të jetë integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

PE do të votojë në seancën e sotme plenare një rezolutë të jashtëzakonshme për fatin e negociatave të dy vendeve.

Parlamenti Europian do të kërkojë hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me anë të një draft-rezolute që i del kundër Francës, Holandës dhe Danimarkës, që i thanë ‘jo’ integrimit të dy vendeve.

Në draft-rezolutën e publikuar ditën e djeshme PE kritikoi rolin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe disa liderave të tjerë për bllokimin e negociatave. Gjithashtu në draft i bëhej thirrje Këshillit të marrë përsipër përgjegjësitë e veta dhe të veprojë në përputhje me angazhimet e tij.

Seanca e sotme plenarë pritet të nisë pas orës 15:00.