Debate në Komisionin e Medias. Dhimitri nuk pranon të njohë Gjinushin si...

Debate në Komisionin e Medias. Dhimitri nuk pranon të njohë Gjinushin si kryetar të ASH, braktis mbledhjen

332
0

Nis me tensione Komisioni i Medias mëngjesin e sotëm. Drejtuesja e komisionit Fatjona Dhimitri nuk ka pranuar të njohë Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave dhe është larguar nga mbledhja.

“Unë refuzoj që të ulem në një tavolinë me ju, ju nuk jeni i dekretuar”, tha Dhimitri para se të largohej, por kjo sjellje nuk u prit mirë nga anëtarët e tjerë.

Socialisti Besnik Bare e krahasoi sjelljen e Fatjona Dhimitrit me ata të ish-deputetes demokrate Albana Vokshi.

“Është për të ardhur keq, dikush i ka thënë kësaj vajze që të jetë njësoj si Albana Vokshi, unë e quaj nder që zoti Gjinushi të jetë në krye të këtij institucioni. Unë jam i bindur që profesor Gjinushi do e ngrejë akademinë në nivele të njëjta me akademitë në vendet e zhvilluara”, deklaroi Bare.

Më pas mbledhja u shty dhe anëtarët e komisionit u larguan.

df.png