Lajme

“Dear Milan”, videoja e tetovarëve që po thyen rrjetin

By vizional

August 15, 2017

Shkëndija ka publikuar një video dëfryese në faqen zyrtare të klubit, ku ka bërë humor me Milanin dhe vetveten. Duke mos mohuar asnjëherë nivelin e lartë të Milanit, Shkëndija ka krahasuar cilësitë e Milanit me atë të klubit tetovar, aspektet e kulturës së dy qyteteve, Milanos dhe Tetovës. Krahasimet e bëra janë vërtet interesante, aq sa dhe mediat italiane e kanw publikuar si lajm. Video mbyllet me moton se të gjithë zemrat e shqiptarëve do të rrahin “kuq e zi”, ashtu sikurse që janë ngjyrat e klubit të Milanit. Shkëndija dhe Milani do të përballen më 19 gusht në San Siro në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 24 gusht në Shkup.