De Biazi shkon në Spanjë, kush është ekipi i ri që do...

De Biazi shkon në Spanjë, kush është ekipi i ri që do të drejtojë

348
0

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë , Xhani De Biazi ka nënshkruar me klubin e ri, Deportivo Alavesh, kontratën 1 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Lajmin e bëri të ditur vet klubi i Alaveshit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare i ka uruar mirëseardhjen teknikut 61-vjeçar. Edhe pse nuk është konfirmuar nëse do të jetë ai “timonieri” i skuadrës të shtunën, fati i rezervoi italianit që çelësat e ekipit t’i marrë pikërisht në ndeshjen ndaj Realit.

Një sfidë sa prestigjioze aq edhe e vështire për De Biazin, ku përballë do të ketë ekipin më të mirë të Evropës, ku nuk tolerohet rezultat tjetër përveç fitores. Pas Realit, italianin e pret sfida ndaj ish-klubit të tij Levantes, pra De Biazi do të rikthehet në Spanjë pas 10 vitesh, ku më parë ka drejtuar skuadrën e Levantes në vitet 2007-2008.