Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë padyshim çifti më i diskutuar. Ata vihen shpesh në qendër të vëmendjes dhe çdo lëvizje e tyre merr komente.
Me deklaratat e saj Armina ka lënë të kuptohet se shumë shpejt ata do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disa-vjeçare në martesë. Në një intervistë për ‘Prive’, blogerja është pyetur pikërisht për këtë.
Teksa në fillim ka refuzuar të përgjigjet, ajo ka pranuar se dasma mund të jetë vitin e ardhshëm. ‘Është viti i ardhshëm?”, e pyeti gazetari. “Besoj se po”, u përgjigj Armina.