Dashuritë romantike; 7 mitet që duhet t’i rrëzojmë menjëherë

Dashuritë romantike; 7 mitet që duhet t’i rrëzojmë menjëherë

370
0

Sa herë e keni gjetur veten duke bërë diskutime të tipit se të kesh një partner është gjëja më e mirë, që nëse ndjeni flutura në stomak, atëherë është dashuri e vërtetë ose se të gjithë se kemi shpritin tonë binjak…Stop! Duhet të marrin fund mitet romantike që filmat dhe serialet na kanë futur në tru dhe duhet të kuptojmë se ku fillon REALITETI.

E kemi fjalën për filmat si ‘Pretty ëoman’ për shembull, ose përrallat e Disney me Princin e Kaltër të cilat krijojnë pritshmëri të rreme.
Gjithashtu, në epokën e mediave sociale dhe chat-it, të cilat i bëjnë kontaktet më të thjeshta dhe japin më shumë mundësi zgjedhjesh, jemi të gjithë më shumë kërkues, kërkojmë aq shumë përsosmëri tek tjetri saqë përfundojmë duke mos u kënaqur kurrë. Dhe të besosh vetëm tek ‘goditjet në të’ ose të kërkosh në jetën reale njeriun me të gjitha karakteristikat që do të donim, mund të jetë një faktor që ushqen vetminë.
Dashuria romantike ekziston, por për të provuar duhet të lejojmë veten të ndodhë në momentin kur e jetojmë, jo apriori. Më poshtë do të lexoni për mitet që duhen rrëzuar në mënyrë që të bëni paqe me situatën tuaj sentimentale.

1. Gjysma tjetër e mollës
Besoni se shpirti juaj binjak ekziston diku dhe ju duhet vetëm ta takoni? Jeta përbëhet nga hapa dhe njerëz që duhet t’i ndeshni gjatë rrugës, jo domosdoshmërisht definitive. Kur të takoni personin që bën për ju, do ta kuptoni. Nëse gjërat shkojnë keq, është e rëndësishme të mos fiksoheni me idenë që s’do gjeni asgjë më të mirë.

2. Princi i Kaltër
Filmat e Disney na kanë bërë ëndërrimtarë të përjetshëm, në kërkim të personit perfekt që do të na ‘shpëtojë’. Në realitet, me këtë ide, mund të përfundojmë të zhgënjyer. E vërteta është se partneri nuk duhet të kompesojë boshllëqet tona, por të vijë në jetën tonë për shkëmbyer dhe ndarë.

3. Dashuria fiton mbi gjithçka
Dashuria nuk është zgjidhja për të gjitha të këqija. Shpesh nuk është e mjaftueshme sepse edhe cciftet që e duan njëri-tjetrin kalojnë momente të vështira krizash. Çdo njeri ka një univers të brendshëm me të cilin duhet të përballet.

4. Të kundërtat tërhiqen
Kush grindet, e bën sepse duhet. Grindjet fshehin anën tjetër të medaljes dhe në fakt ato i largojnë njerëzit.

5. Do të jetoni përgjithmonë të lumtur…
është një ideal dhe synim i bukur, i cili megjithatë nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Shpesh, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, zgjidhja më e mirë që mund të gjeni tek vetja është të largoheni.

6. Flutura në stomak
Fluturat në stomak nuk zgjasin përgjithmonë. Dhe nëse zhduken nuk do të thotë që nuk jeni më të dashuruar, por thjesht pas disa vitesh në çift, dashuria ka bërë evolucionin e saj, duke arritur ndjenja më të qëndrueshme dhe më të rëndësishme në afat të gjatë.

7. Nëse është xheloz do të thotë që të do shumë
Sigurisht, xhelozia tregon një interes për personin përballë. Por kur është e tepërt, kthehet në toksike. Shtylla e parë e një marrëdhënieje është besimi.