Dashuria për të është një teshtimë, ky është gazetari që u arrestua...

Dashuria për të është një teshtimë, ky është gazetari që u arrestua pasi shantazhonte kolegen, mesazhi për Kadarenë (Foto me VIP-a)

404
0

Shantazhonte dhe kërcënonte gazetaren, arrestohet 26-vjeçari nga Mallakastra

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth gazetarit Sadik Sejdinaj që ra sot në pranga pasi akuzohet se ka kërcënuar kolegen e tij me anë të mesazheve në telefon.

Sejdinaj, 27 vjeç është me origjinë nga Mallakastra dhe prej vitesh jeton në Tiranë, ku edhe ka mbaruar studimet në degën e gazetarisë.

27-vjeçari ka dy profile në rrjetet sociale në facebook, ku ka të shkruar edhe CV-në e tij me listën e mediave pranë të cilave ka qenë i punësuar si gazetar.

Në fotot e ndryshme që Sejdinaj ka publikuar vihen re edhe postime me personazhe publikë si Marim Mema dhe  Dritan Shakohoxhën.

Në postimet e bëra nga i riu në sy bien edhe shprehje të shumta që Sejdinaj ka dashur t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Një prej tyre është për dashurinë, që për gazetarin, i cili akuzohet të ketë kërcënuar kolegen e tij, është një teshtimë.

 

“Të dashurosh është si të tështish!! Nuk tështin dot po nuk të erdhi!!”- shkruante Sejdinaj vetëm dy ditë më parë.

 

Në statuset e 27-vjeçarit dallohet edhe një mesazh për ndarjen e çmimit “Nobel”, ku mesa duket Sejdinaj ka qenë pjesë e personave të revoltuar për faktin që nuk ishte Ismail Kadareja, shkrimtari që e fitoi.

 

“Nuk të bën Nobel-i të pavdekshëm, të bën vepra,”- shkruan gazetari teksa shton më shaka: P.S…Nuk e kam me Kadarenë.😜😜😜😜.

 

 

Gazetari Sadik Sejdinaj u arrestua ditën e sotme pasi kolegia e tij, gazetarja me inicialet A.T., e ka denoncuar atë për kërcënim dhe shantazhe. Sejdinaj mësohet se e përndiqte prej kohësh me anë të mesazheve dhe telefonatave kolegen e tij.