“Dashuria ime është këtu, por jo Eduarti”, kush e shoqëron Arbana Osmanin...

“Dashuria ime është këtu, por jo Eduarti”, kush e shoqëron Arbana Osmanin gjatë provave në studio?

696
0

Të gjithë prindërit që janë në marrëdhënie pune e dinë mjaft mirë sa e vështirë është të ndahesh prej fëmijëve kur detyra të thërret, sidomos nënat të cilat ndoshta edhe nga natyra e tyre emotive lidhen më shpejt me ta. Ky rregull vlen për të gjithë, përfshirë këtu njerëzit e ekranit që shpeshheherë mendojmë se kanë jetën perfekte. Për shembull Arbana Osmani kalon me orë të tëra në studio për t’u përgatitur për programin e saj, por duket se ajo e ka gjetur zgjidhjen për të qenë sa më pranë Jonit, e merr me vete ndërsa punon.

Moderatorja e njohur, ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa video ku shfaqet në studion e ‘Dua të të bëj të lumtur’ duke u përgatitur për programin. Krah këtyre pamjeve ajo ka publikuar dhe një foto me djalin e saj, Jonin, i cili ndodhet pranë moderatores gjatë orëve të punës.

“Edhe dashuria ime e vogël është këtu”, ka shkruar Arbana krah fotove me vogëlushin. Ajo ka treguar edhe më parë se Joni e viziton herë pas here në xhirimet e ‘Dua të të bëj të lumtur’, që këtë të shtunë pritet të nisë sezonin e ri televiziv.