Dashuria, fati, paraja/ Çfarë thotë horoskopi për sot/ Lexo shenjen tënde!

Dashuria, fati, paraja/ Çfarë thotë horoskopi për sot/ Lexo shenjen tënde!

438
0

DASHI 21/3 – 20/4

 

Marrëdhënia në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur sot dhe kjo do iu mërzisë pa masë. Më mirë qëndroni vetëm dhe reflektoni me kujdes për atë që duhet të bëni.

 

DEMI 21/4 – 21/5

 

Duhet të bëni shumë përpjekje gjatë kësaj dite për të ruajtur harmoninë dhe bashkëpunimin në çift. Mos u tregoni striktë, por toleroni më tepër. Beqarët do kenë pretendentë me shumicë, por do jenë të pavendosur.

 

BINJAKËT 22/5 – 21/6

 

Në dashuri do jeni mjaft autoritarë dhe kjo mund të sjellë disa mosmarrëveshje me partnerin/ en. Mundohuni që për gjithçka të flisni së bashku dhe të merrni vendimet e duhura.

 

GAFORRJA 22/6 – 22/7

 

Jeta në çift do influencohet negativisht nga yjet. Do jeni shumë kokëfortë dhe kjo do e acarojë më së shumti partnerin/en. Dëgjojeni me kujdes atë sepse ka rrezik të shkatërroni çdo gjë që keni ndërtuar.

 

LUANI 23/7 – 21/8

 

Do keni momente shumë pasiononte gjatë kësaj dite dhe do ndiheni për mrekulli. Partneri/ja do vazhdojë t’iu qëndrojë gjithë kohës pranë dhe do iu ledhatojë.

 

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

 

Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin/en dhe nuk do bashkëpunoni gjithë kohës.

 

PESHORJA 24/9 – 23/10

 

Të dashuruarit do kalojnë një ditë të bukur e të mbushur me emocione të mëdha. Shfrytëzojeni sa të mundni. Beqarët do fillojnë aventura të këndshme dhe do ndihen shumë mirë.

 

AKREPI 24/10 – 22/11

 

Duhet të jeni më realistë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe nuk duhet t’iu besoni shumë atyre që do iu thonë persona të tjerë. Disa do iu kenë zili dhe do kërkojnë vetëm t’iu prishin punë.

 

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

 

Jeta juaj në çift do futet në një fazë shume te qete gjate kësaj dite. Fale një komunikimi te mire mund t’i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur.

 

BRICJAPI 23/12 – 20/1

 

Ditë mjaft e favorshme për ata që janë në një lidhje. Komunikimi do shtohet dhe bashkëpunimi gjithashtu. Momentet pasionante do jenë të pafundme.

 

UJORI 21/1 – 19/2

 

Do jeni shumë të lumtur sot në krahët e partnerit/es tuaj dhe do ndiheni sikur jeni në një ëndërr. Ai do kujdeset për çdo detaj që t’iu bëjë ju të ndiheni si mbretëreshë.

 

PESHQIT 20/2 – 20/3

 

Do jeni shumë në akth gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini t’ia shprehni dashurinë partnerit/es aq sa dëshironi. Flisni më të hapur dhe sqarojani situatën, ai do iu kuptojë.