Dashuri përtej xhirimeve, filma të famshëm ku aktorët u dashuruan vërtetë

Dashuri përtej xhirimeve, filma të famshëm ku aktorët u dashuruan vërtetë

406
0

Disa nga lidhjet më të bujshme të dashurisë që lindën në shesh xhirime, por shkuan përtej saj.

Game of Thrones

Kit Harington dhe Rose Leslie u takuan në xhirimet e serialit “Game of Thrones” dhe e kthyen romancën në film në një marrëdhënie të vërtetë dashurie.

Green Lantern

Ryan Renolds dhe Blake Lively u takuan në xhirimet e “Green Lantern” në vitin 2010, por nuk u lidhën deri sa u siguruan që të ishin të dy single.

InstaBIZ

Black Swan

Natalie u njoh me bashkëshortin e saj koreograf në xhirimet e “Black Swan” në vitin 2010. Ata u martuan dy vjet pasi u takuan me njëri-tjetrin.

The Dream House

Danieli dhe Rachel u takuan në xhirimet e “The Dream House” në vitin 2010 dhe u martuan në qershor të vitit të ardhshëm.

Gigli

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u dashuruan me të vërtetë dhe nisën një lidhje romantike gjatë xhirimeve të “Gigli”.

The Last Song

Miley u takua me Liam në xhirimet e “The Last Song” në vitin 2009. Ata u ndanë në 2013-n dhe u kthyen së bashku në 2016-n.

Vicky Cristina Barcelona

Në film, Penélope Cruz dhe Javier Bardem luajnë rolin e një çifti të martuar, me karakteret e tyre të nxehta spanjolle plot pasion që përfunduan duke u martuar me të vërtetë.

Cruel Intentions

Alkimia që lindi mes Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe gjatë xhirimeve të filmit, nuk përfundoi aty.

The Apartment

Çifti më simpatik i gjithë kinematografisë, aktorja italiane Monica Bellucci dhe aktori francez Vincent Cassel, lindi pikërisht në filmin The Apartment.

The Rum Diary

Ky është filmi ku Jonny Depp njohu ish-partneren e tij Amber Heard, dhe i propozoi pas xhirimeve të filmit edhe pse Vanessa Paradis po priste propozimin e Johnny’t pas një lidhje 14 vjeçare dhe një fëmije bashkë.

Step Up

Shumë prej nesh e kanë parë këtë film pa pushim, jo vetëm për shkak të kërcimit por për një tjetër arsye që lidhet me çiftin Channing Tatum dhe Jenna Dewan. Aktorët nuk janë tashmë të martuar edhe pse kanë një vajzë të vogël.

Days of Thunder

E mbani mend fillimin e karrierës së Nicole Kidman me kaçurrelat e kuqe? Kjo është koha kur Tom Cruise u njoh me të, u dashurua dhe nuk e la më të shkonte, të paktën për disa vite.

Mr. and Mss Smith

Në këtë foto, shohim aktorët tanë të preferuar Brad Pitt dhe Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit. Të gjithë e dimë se kjo romance përfundoi, por zgjati mjaftueshëm dhe ishte e bukur!

The Amaizing Spider-man

Një “merimangë” simpatikesi Andrew Garfield, kapi me rrjetën e tij magjike aktoren Emma Stone. Çifti patën një marrëdhënie që zgjati, pavarësisht se sot janë ndarë