HOROSKOPI

Dashi, parashikimi i muajit Maj 2020

By admin

May 10, 2020

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Dashit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Të dashur Dashë, Dielli është në shenjën e Demit deri më datë 20 Maj. Është periudhë e mirë për të organizuar financat. Fokusin këtë muaj e keni tek siguria materiale dhe do merreni me rregullimet dhe me planifikimin e nevojshëm për t’i sigurur vetes më shumë kursime, më pak shpenzime, më shumë planifikim, strukturë.

Më datë 3 Maj Afërdita e cila ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin i cili është në shenjën e Peshqëve. Kjo në përgjithësi interpretohet si një ngjarje astrologjike që vështirëson çeshtjet e zemrës. Kjo mund të jetë e vërtetë për ju por nuk është domodoshmërisht e dhimbshme. Mund të jetë një periudhë gjatë të cilës mësoni se si të komunikoni më mirë dhe të mos fshiheni pas sekreteve, pas frikërave. Ndoshta do mendoni nëse duhet të thoni një sekret, nëse duhet të ndani diçka tuajën personale me dikë të afërt ose jo. Përderisa ka tension, ekziston mundësia që të vendosni të bëni një rrëfim të parehatshëm, ose dikush tjetër mund ta bëjë këtë gjë. Ndoshta gjëja më e mirë është që të shpreheni, të tregoni se nuk e keni frikë jetën (jo për të tjerët por për veten tuaj).

Më datë 5 Maj Polet e Hënës (poli verior dhe poli jugor) do ndryshojnë shenja nga Gaforre – Bricjap, në Binjak – Shigjetar. Kjo do na vendosë të gjithëve një qëllim të ri shpirtëror dhe juve do ju prekë tek gjendja mendore, tek racionaliteti dhe tek shpresat apo besimi për të ardhmen. kjo do jetë periudhë e rëndësishme veçanërisht për njerëzit e lindur në periudhat: 16 mars 1983 – 11 shtator 1984, 13 tetor 2001 – 13 prill 2003.

Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit. Nëse jeni përqendruar shumë në veten tuaj dhe jo tek të tjerët, tani do shqetësoheni pak më shumë mbi ta. Do përqendroheni në çështje shumë të thella, emocionet do jenë intensive dhe të fuqishme. Pasi Hëna të largohet nga Akrepi, nuk do e kuptoni më pse u emocionuat aq shumë mbi atë situatë. Hëna në Akrep është shumë emocionale dhe pak racionale. Do vijë momenti për tu përballur me një frikë dhe mundësinë për një dështim në një gjë të caktuar, të cilin e keni shmangur shumë. Do ketë më shumë xhelozi dhe dëshirë për të zotëruar partnerin, kështu që bëni kujdes me komunikimin. Kontrollojeni impulsin për të dominuar. Kjo mund të jetë një nga periudhat më të vështira të muajit nëse e lini veten, nëse nuk tregoheni të fortë dhe bëheni të pakënaqur. Tani mund të gjeni se çfarë ka më shumë rëndësi për ju në jetën tuaj. Çfarë doni më shumë.

Më datë 11 Maj Saturni do fillojë zmbrapsjen që do zgjasë deri më 29 shtator. Do merrni shpërblime dhe mësime që kanë të bëjnë me financat, me manxhimin e të ardhurave, me organizimin e grupit shoqëror. Do shikoni se si shpërblehet besnikëria në shoqëri. Mund të bëheni miq me njerëz më të rritur, njerëz me të cilët ndjeheni të barabartë. Mund të krijoni një grup ku të gjithë janë entuziastë që kalojnë kohë bashkë.

Nga data 13 Maj deri më 25 qershor Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve.

Zemra do fillojë të zgjohet por dhe mendja do jetë më e prirur për të menduar në mënyrë racionale. Aftësia juaj për të shprehur mendimet do rritet ndjeshëm dhe do jetë më e lehtë që të flisni dhe të fitoni simpatinë e njerëzve të ndryshëm. Nëse viheni në një situatë të vështirë për shembull, takoni dikë me të cilin keni kohë pa folur, do jetë e lehtë që të shpreheni mirë dhe të tregoni diplomaci.

Më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve. Kjo do jetë periudhë gjatë të cilës duhet të reflektoni mbi qëllimet tuaja. Gjërat që keni bërë në të shkuarën do ju vijnë në mendje prap dhe nuk kanë pse të jenë gjëra jo të mira sepse mund të jenë dhe gjëra për të cilat ndjeheni nostalgjikë tani dhe doni që t’i ndani me të tjerët. Më e mira është që të punoni në mënyrë të pavarur nëse ju duhet të punoni. Mund të shikoni më shumë ëndrra gjithashtu.

Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator në shenjën e Bricjapit. Do fillojmë (të gjithë si kolektiv) të bëhemi me të ndërgjegjshëm për gjërat që kemi dhe të ndjejmë mirënjohje mbi atë që kemi arritur. Për ju kjo do jetë një periudhë gjatë të cilës do shpërbleheni për shkak të statusit apo reputacionitqë keni. Nëse keni krijuar një emër të mirë për veten, do fitoni mirënjohje. Mund të keni mundësi të reja pune. Mbi të gjitha, për shkak se do ndjeni se meritoni më shumë sukses dhe vlerësim, do e tërhiqni këtë gjë tek vetja juaj.

Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve ku do jetë deri më 20 qershor. Do keni më shumë mundësi për të folur, komunikimi do jetë shumë më dinamik. Shumë marrëdhënie do bëhen edhe më të mira sepse do rritet afrimiteti.

Më datë 22 Maj do kemi Hënën e re në shenjën e Binjakëve dhe kjo do ju shtyjë që të shpreheni pak më ndryshe. Do jetë një fillim i ri në mënyrën se si përdorni rrjetet sociale dhe mund t’ju lind interesi në një fushë të re. Thjesht përpiquni që të mos shpërqëndroheni. Credits/hartastrologjike