Dashamir Shehi pa dorashka: Shkarkoni ato dy njerëz se ju bëjnë me...

Dashamir Shehi pa dorashka: Shkarkoni ato dy njerëz se ju bëjnë me turp, e thoni edhe vetë në kafe

408
0

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në Komisionin e Ekonomisë, ka bërë një deklaratë të fortë duke iu drejtuar kolegëve deputetë. Ai u tha atyre se duhet të shfrytëzojnë edhe 4 javë kohë që po u jep Opozita, për të shkarkuar 2 njerëz, të cilët po i bëjnë me turp edhe vetë socialistët. Shehi u përmendi kafet që pijnë së bashku, ku diskutojnë të tilla gjëra të cilat druhen ti flasin publikisht. “Nuk ka pasur Shqipëria ndonjëherë mazhorancë më të madhe se sa e juaja. Ju ngjani me përallën e atij delja me ujkun që ti më turbullon ujtin poshtë. Cfarë ju turbullojmë neve ju? Ju jeni 75 deputetë, edhe nja 5 a 6 që i keni marrë i keni blerë këtej brenda, jeni 80 deputetë. Në cilin ligj ju pengojmë ne juve? Ju doni të na mbyllni edhe gojën? Mos të denoncojmë asgjë? Absolutisht keni pasur mazhorancën më arrogante e më absolute që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. E megjithatë vadhdoni të ankoheni se po ju pengojmë ne. 4 vjetët e para ju penguan borxhet, dy vjetët e tjera ju pengoi drejtësia. Përmbytet Shkodra e ka fajin drejtësia. Kur vjen puna edhe drejtësinë e keni këtu. Vitin e parë jua ka pas fajin LSI. Përtej kësaj bëni cfarë të doni, por mos ngatërroni Shqipërinë me BE me disa grupe banditësh këtu se ky do jetë krim i madh e mos kujtoni se nuk do dalë. Letrat janë të gjitha nëpër prokurorite e Evropës dhe do shihni se sa ti hapet kapaku se cfarë erë e poshtër do të dali. Kështu që ne po ju afrojmë një detant për këtë muaj, s’kemi për ta bërë përherë se po ta vësh tjetrin me shpatulla për muri, edhe kafsha reagon, mos e shpërdoroni këto 4 javë. Ca po ju kërkojmë? Hiqni dy njerëz që ju bëjnë me turp edhe juve, edhe ju keni sekëlldi po të pish kafe vec e vec me ju flisni të gjithë kështu si unë. Por për cfarë e bëni këtë? Për unitetin e Partisë? Për frikën që keni nga zoti Rama, se ky i bën bashkë të majtë e të djathtë se s’ka mundesi”, tha ai.