DASH: Shqipëria nuk ka përmbushur standartet minimale

DASH: Shqipëria nuk ka përmbushur standartet minimale

331
0

Një raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikun e qënieve njerëzore i publikuar të enjten, e klasifikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë, duke thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për këtë qëllim.

Qeveria, thuhet në raport, përgjithësisht demonstroi përpjekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme, por në disa aspekte kyçe nuk përmbushi standardet minimale.

Në raport thuhet se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Shqipëri, si dhe viktimat nga Shqipëria jashtë vendit. Gra dhe fëmijë shqiptarë janë objekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.