Danjel dhe Fotini: E kan vendosur, në 20 nëntor do të martohemi!

Danjel dhe Fotini: E kan vendosur, në 20 nëntor do të martohemi!

478
0

 

Danjeli dhe Fotinia, duket se janë më tepër se sa të dashuruar me njëri-tjetrin gjë që në fakt u pa edhe dje në mbrëmje kur ata treguan vazhdimisht se ndihen shumë të dashuruar. Por dje pas spektaklit ata kanë surprizuar banorët por edhe publikun pasi kanë vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë edhe më tej, ta kurorëzojnë në martesë.

Këtë vendim që e kanë marrë së bashku ata ua komunikojnë edhe banorëve të tjerë, teksa kanë dalë përballë tyre. “Më 20 nëntor jeni të ftuar në dasmën tonë”, shprehet Danjeli, ndërsa Fotinia shton “dasma është për ditëlindjen e Danjelit”.

Edhe pse deklarata e tyre ka ardhur pas fërkimeve me Lupçen, Danjeli ka vendosur që ky i fundit të mbajë unazat:“Ti, Lupce edhe Katerina do jepni unazat, që ta dish”, i thotë ai Lupçes.

Nuk e dimë nëse ky është një provokim nga ana e çifti apo ata kanë vendosur që ta konkretizojnë kështu atë çka lindi në Big Brother mes tyre.  Vizion.com.al