Dalin pamjet e atentatit/ Skenë horror në tregun Rus në Shkodër

Dalin pamjet e atentatit/ Skenë horror në tregun Rus në Shkodër

132
0

Dy persona me motorr kanë hapur zjarr në mes të turmës në tregun e lagjes Rus në Shkodër. Të dhënat policore konfirmojnë se plumbat kanë rënë mbi Fatos Ferracakun dhe Fatmir Mehajn. Në këtë ngjarje, Fatos Ferracaku mbeti i vdekur, ndërsa Mehaj është i plagosur jashtë rrezikut për jeten.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112! *Pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë

loading...