Lajme

Dalin në dritë detaje tronditëse nga raporti Kristela -Noga

By Vizion

September 21, 2016

Shumë është përfolur për skandalin e ndarjes dhe abortit të Kristela Gjokës dhe Agon Abdullahut.

Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, duket se nga kjo histori ende ka detaje të pa zbuluara të cilat vetëm se po thellojnë historinë tronditëse.

Pasi Agoni zbuloi në rrjete sociale foto nga ultrazëri që tregonte ecurinë e shtatzënisë deri në muajin e gjashtë, duket se ai nuk është ndalur.Nga burime të sigurta mësohet se Noga ka arritur të zbulojë edhe vendin ku Kristela ka kryer abortin e vajzës. Këngëtari i njohur për jetën e tij luksoze po pretendon se aborti është kryer në maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe këtë ia kanë konfirmuar edhe mjekë brenda qendrës.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë skandali thellohet edhe më tej pasi që edhe legjislacioni shqiptar ndalon abortin në fazën e shtatzënisë ku gjendej Kristela meqenëse pas tre muajsh, beba në bark zhvillohet nga embrion në fetus. Mbetet të shihet nëse kjo histori do marrë kahje të implikimeve gjyqësore meqenëse në të, nëse pretendimet janë të vërteta, ligji është thyer në institucionet shtetërore dhe kjo përbën skandal në hallkat e sistemit shëndetësor. /Prive.al