Kryeministri Edi Rama, Drejtori i zyres se komunikimit ne Kryeministri, Endri Fuga dhe deputeti i PS, Eduard Shalsi, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Director of communications in the Prime Minister's office, Endri Fuga and lawmaker, Eduard Shalsi, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Aktualitet

Dalin bisedat mes kryetarëve të FRESSHIT, mesazhi i Endri Fugës po bëhet viral në rrjet(Foto)

By vizional

December 10, 2018

 

 

Protesta po vijon në ditën e gjashtë të saj, ndërsa nesër pritet të marrë përmasa edhe më masive për shkak të ardhjes në kryeqytet dhe të studentëve në rrethe. Ndërkohë së fundmi është bërë viral një mesazh në rrjetet sociale i këshilltarit për median i Kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për interesimin e Endri Fugës sesi po shkon protesta e studentëve në një grup me kryetarët e FRESSHIT.

I sapozgjedhuri kryetar i FRESSH në Tiranë Glindxhet Madhi është një prej studentëve që të shtunën që lamë pas përzuri banorët e Astirit nga protesta përpara Ministrisë së Arsimit.

Madhi është cilësuar si një prej personave që synon që të përçajë studentët, sa kohë që vetë ai është kreu i një forumi partiak, dhe nuk lejon pjesëmarrjen e grupeve të tjera në protestë.

Nuk dihet se kush është personi që ka shpërndarë mesazhin e Fugës, pot ë gjithë emrat që janë pjesë e chatit me një kërkim të thjeshtë rezultojnë që të jenë pjesë e strukturave drejtuese të forumit rinor të PS-së.