Dafina Zeqiri njihet për guximin për të eksperimentuar në pamje, sidomos me flokë.
Ka pak ditë që ajo zbuloi stilin e ri të flokëve, ndërsa mbrëmë befasoi të gjithë kur u shfaq ndryshe për koncertin e radhës.
Këngëtarja u fotografua para pasqyrës me flokë të bardha, ndërsa kjo pamje i shkonte mjaft asaj.
Kujtojmë se kënga e fundit nga Dafina Zeqiri është “Desole por favor”, këngë kjo në duet me DJ Hamida dhe Aymane Serhani.