Çupi-Ramës: Njerëzit duan qeverisje jo show e propagandë

Çupi-Ramës: Njerëzit duan qeverisje jo show e propagandë

393
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me mekanizmin e lançuar nga kryeministri Rama për përfshirjen së qytetarëve në qeverisje. Në një reagim në rrjetin social fb, zonja Çupi thekson se qytetarët duan qeverisje dhe jo show.Pasi vodhe çfarë munde, tani do ti bësh shqiptarët pjesë të vjedhjes tënde. Qytetarët duan qeverisje dhe jo shoë.Kryeministri flet për mekanizëm për përfshirjen e qytetarëve në qeverisje. Pasi vodhi sa nuk e di as cfarë i ka mbetur më këtij vendi pa zhvatur, sot i fton qytetarët të bëhen bashkëpunëtorë në vjedhje. Zoti Rama ndoshta nuk e di çdo të thotë të qeverisësh, sepse di vetëm të vjedhësh por qytetarët duan të qeverisen e të bëhen politika për përmirësimin e jetës së tyre. Ju nuk e dini cfarë është varfëria por ama dini shumë mirë si ta shtoni varfërinë. Njerëzit duan qeverisje jo shoë e propagandë. Po çudit të madh e të vogël me këtë shoë në TV tuaj , por që lodh shqiptarët duke të dëgjuar në këtë monolog pa kuptim”-përfundon reagimin e saj deputetja demokrate.