Lajme

“Çuno more çun gushën si pullum”, duke dridhur belin, hipur mbi karrige Xhensila Myrtezaj ‘e djeg’ në kërcim (VIDEO)

By vizional

January 10, 2020

Xhensila Myrtezajn e shikojmë duke kërcyer vetëm nëpër koncertet e saj, që realizon në Shqipëri e më tej, në diasporë. Por, një video e ndarë nga këngëtarja, tregon se çifti i famshëm, Xhensila dhe Besi po argëtohen në një mbrëmje festive mes miqsh. Hipur mbi karrige, duke kërcyer e duke dridhur belin, Xhensila duket se e ka shijuar shumë darkën me muzikë mes miqsh, ndërsa Klajdi Haruni këndonte këngën, “Çuno more çun gushën si pullum”. Një atmosferë e ndezur, në sfond duken miqtë e ngushtë të çiftit, ku ngjitur me Bes Kallakun qëndron dhe aktori Arben Derhemi.