Çun Lajçi shpërthen ndaj këngës së Ronelës që do na përfaqësojë në...

Çun Lajçi shpërthen ndaj këngës së Ronelës që do na përfaqësojë në Eurovizion: E ka shkrue ne WC ose tue ba…

358
0

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka fituar vendin e parë në Festivalin e Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe aktori, Çun Lajçi i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ u shpreh se ky është mjerim i fundvitit. POSTIMI I PLOTË:

“Mjerimi i fundvitit. S’e besoni, e di, por atë natë, mbas kësaj kange, ika n’shtrat, tue i thanë Galushës: Kjo mjerane fiton! Ajo kundërshtoi dhe m’kqyri shtrembët!

Po i thashë, se kjo qenka ermene, azerbejxhane, jevge e ruse e asnji grimë shqiptare. Kështu ka degjenerua nji pjesë e madhe votuesish e kangëtarësh që tekstet i shkruejnë ne WC ose tue ba… !

Mjerimi m’kaploi kur e lexova ne internet se kjo kishte fitua e do ta prezantoi Shqipninë n’Eurovizion”, shkruan Çun Lajçi.

Më parë vetë Ronela kishte shkruar në rrjetet sociale: “Viti 2020 dhe viti 2021 kanë qenë nga vitet më të vështira të jetës sime! Jo se s’kam pasur vite të tjera të këqija, por këto kanë qenë ato më të vështirat për t’u fshehur që çdo gjë është ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga një faktor tjetër që nuk dua të përmend.

 

Sot dua t’ju uroj shëndet e pozitivitet me njëri-tjetrin! Sepse nuk e kemi… Fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që më ka ndodhur në këtë periudhë. Kemi punuar aq shumë për këngën “SEKRET” e prapë s’jam e kënaqur akoma. Performanca ime është për herë të parë trending në Europë si asnjëherë.

 

Komentet e shumta nga të huajt janë 95 për qind pozitive. Kontestime? Gjithmonë do ketë, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste për një vajzë që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë; është e neveritshme dhe diabolike.

 

Do thoni kujt i plas? Mua! Mua, që kam sakrifikuar gjërat më të shtrenjta për t’i pëlqyer njerëzve! Komentet e këqija kanë qenë minimale, por të gjitha nga adresa shqiptare. Më falni të gjithë ju “poetët” që zhargonin e keni të mrekullueshëm!

 

Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk blen as tekste, as muzikë, por ulet dhe punon! Gëzuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetëm shëndet se të gjitha rregullohen”.