Ç’po ndodh në vendin ku u rrëzua avioni ukrainas? Irani përdor buldozerë...

Ç’po ndodh në vendin ku u rrëzua avioni ukrainas? Irani përdor buldozerë për të lëvizur copat e…

112
0

Irani ka përdorur buldozerë për të lëvizur nëpër copat e mbeturinave të një aeroplani të shkatërruar të pasagjerëve, duke shkatërruar potencialisht prova të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të asaj që i ndodhi.

Kështu shkruan Business Insider, sipas të cilit medium, imazhet dhe raportet nga vendi i përplasjes, vetëm jashtë Teheranit, tregojnë se së paku një buldozer po punon tek mbeturinat në këtë vend, përcjell Telegrafi.

 

Bëhet fjalë për vendin ku një Boeing 737-800 u rrëzua të martën, duke vrarë të gjithë 176 njerëzit në bord.

 

Zona e rrëzimit thuhet se është në qendër të një beteje të tensionuar gjeopolitike mbi saktësisht atë që ndodhi me aeroplanin, i cili operonte në kuadër të Ukrainian International Airlines.

 

Irani pohon se avioni u rrëzua për shkak të një çështje teknike në bord. Por qeveritë amerikane, britanike dhe kanadeze të gjithë thonë se aeroplani u qëllua nga një raketë iraniane tokë-ajër, duke cituar informacione nga shërbimet e tyre të inteligjencës.

 

Një video gjithashtu duket se tregon një gjë të tillë.

 

Provat fizike nga vendi i përplasjes mund të japin më shumë informacione rreth asaj që ndodhi. Por dobia e provave mund të rrezikohet nëse preket, shkruan Business Insider.

loading...