Ç’po ndodh me projektin TAP në Shqipëri

Ç’po ndodh me projektin TAP në Shqipëri

135
0

Projekti i Gazsjellësit Trans Atlantik (TAP) po merr formë dhe punimet në territorin e Shqipërisë po ecin me ritme të shpejta. Burime nga ministria Energjisë bëjnë të ditur se, qeveria po krijon të gjitha kushtet për funksionimin e tregut të gazit, duke i paraprirë deri edhe administrimit të infrastrukturës në raste krizash. Ku përcaktohet prioritet furnizimi i familjarëve, kopshteve, spitaleve shkollave, çerdheve dhe konsumatorë të tjerë të rëndësishëm, siç mund të jetë prodhimi i energjisë elektrike, etj. Por sipas eksperteve, mbi të gjitha ky plan  i jep zgjidhje problemit të humbjeve, kur sasia e gazit të prenotuar do të jetë më e lartë se ajo që do të përdoret në realitet. Sipas burime nga TAP, projekti pritet të përfundojë në vitin 2020, dhe Bashkimi Europian e ka vendosur si prioritet kyç gazsjellësin, duke deklaruar vazhdimisht se përfundimi në kohë i punimeve është mjaft i rëndësishëm.

loading...