Ç’po kurdis Ditmir Bushati? Ish-ministri i përgjigjet Ramës me fjalët e këngëtarit:...

Ç’po kurdis Ditmir Bushati? Ish-ministri i përgjigjet Ramës me fjalët e këngëtarit: Fenomene negative, rreth vicioz, dinjiteti…

437
0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është në ditët e tij më të këqija në Partinë Socialiste.

 

Pas shkarkimit si ministër, Rama e hoqi atë edhe nga funksioni i të deleguarit të PS në Shkodër.

 

Pavarësisht se Bushati u shpreh pas shkarkimit se nuk ka pakënaqësi dhe do të vijojë të punojë, zërat në korridoret e PS flasin për temperaturë të lartë në marrëdhënien e tij me Ramën.

 

I pyetur nga gazetarët, Rama tha pardje se në krye të Shkodrës duhet energji, duke shigjetuar kështu Bushatin.

 

Por edhe ky i fundit, se ka lenë pa përgjigje. Ish-ministri ka publikuar këngën e Vlashent Satës, “Me jetu”, ku thotë se kjo mendje artistike “na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij!”.

 

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit:

 

“ME JETU: Vlashent Satën, artistin shkodran që jeton në #Paris, e kam njohur falë bashkëpunimit që kemi pasur për Festivalin tanimë të përvitshëm ‘Za Fest’ që organizohet në #Theth, #Shkodër.

 

Përveç muzikës që krijon, Vlashenti me këngën e re ‘Me jetu’ shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë.

 

Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij!

 

Vlashent Suksese me ‘Za Fest’ këtë vit!”.