Lajme

Cozman në lidhje me ish banoren e ‘BB’

By admin

June 17, 2017

Edhe pse më herët reperi i njohur nga Kosova, Cozman ka thënë se po shijon beqarinë, kohëve të fundit ai është përfolur për lidhje të ndryshme me vajza të njohura të showbiz.

Në fotot e fundit që qarkullojnë në rrjetet sociale Cozman shihet në përqafim me të ngrohta me një nga ish-konkurrentet e “Big Brother”, Lori Hoxhallarin. Dyshja është përfolur edhe më herët për një romancë, që asokohe Lori e ka mohuar, megjithatë, vajza nga Pogradeci i ka publikuar vetë videot ku shihet teksa puthet e përqafohet me Cozman.