Showbizz

Cozman flet për përleshjen me Noizyn, ja çfarë thotë (Foto)

By Vizion

September 16, 2016

Reperi Cozman, ka bërë paraqitjen e tij të parë publike pas incidentit me Noizyn. Cozman dhe Noizy ishin përfshirë në një incident fizik dhe të armatosur në qendër të Prishtinës.

Cozy u arrestua dhe u mbajt 48 orë në parabrgim, teksa masa iu vazhdua për 1 muaj Albert Krasniqit, shokut të ngushtë të reperit të Babastars, i cili u involvua në incident.

Dhe pasi u lirua rreth orës 15:00, Cozman ka bërë postimin e parë në Snapchat.

Ai në këtë foto demanton spekulimet e mediave të cilat pohuan se Cozman pësoi lëndime në fytyrë nga Noizy, me një foto të para 1 viti, shkruan Telegrafi.

Në këtë foto Cozy shfaqet pa asnjë shenjë dhe në gjendje optimale.

Në mbishkrim të fotos ai ka shkruar: “Më mungon vëlla”.

Me këtë shkrim Cozy i referohet Albertit, shokut të tij i cili është ende në paraburgim.

Ky është reagimi i parë i Cozmanit pas incidentit!