Covid në Shqipëri/ 2 viktima dhe mbi 500 raste të reja

Covid në Shqipëri/ 2 viktima dhe mbi 500 raste të reja

306
0

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve nga Covid 19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 501 raste të reja, ndërsa bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën.

Informacioni i plotë nga Ministria e Shëndetësisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1942 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 501 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,

2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (8 Nëntor 2020)

Testime totale 139,114

Raste pozitive 24,206

Raste të shëruara 12,092

Raste Aktive 11,555

Humbje jete 559

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5682

Durrës 980

Fier 916

Korçë 753

Shkodër 645

Elbasan 565

Lezhë 545

Vlorë 506

Berat 326

Kukës 267

Gjirokastër 256

Dibër 114