COVID-19/ Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave thirrje furrave: Mos e prisni bukën se kontaminohet, të ruajmë shëndetin e konsumatorit

 

Shoqata thekson se sugjerojnë se buka nuk duhet të pritet, pasi kontaminohet dhe është shumë e rrezikshme për klientët.

Tiranë- Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave bën thirrje që të ndërpritet prerja e bukës nëpër furra, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Sipas saj buka nuk duhet të pritet, pasi kontaminohet dhe është shumë e rrezikshme për klientët.

Specialistët e mbrojtes konsumatorit , shëndetit etj, sugjerojnë që buka nuk duhet të pritet se kontaminon dhe është shumë e rrezikshme për klientët. Kërkojmë mendimin edhe të prodhuesve të bukës , sipërmarrësve por dhe të kunsumatorëve për këtë problem.”, thuhet në njoftim.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *