COVID-19/ Qeveria greke ashpërson masat në pikën kufitare të Kakavijës

COVID-19/ Qeveria greke ashpërson masat në pikën kufitare të Kakavijës

306
0

Qeveria greke ka ashpërsuar masat në Pikën Kufitare të Kakavijës. Duke filluar nga dita e hënë, 7 dhjetor qytetarët që do të dalin pozitiv në testet e shpejta dhe ato PCR nuk do t’u lejohet hyrja në shtetin helen. Ndërsa për personat e prekur me Covid-19, që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Greqi do të vendosen gjoba.

Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavijë karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi. Qeveria greke ka njoftuar se kjo masë merret për të mbrojtur shendetin publik të qytetarëve në shtetin fqinj.