Lajme

COVID-19 nuk kursen as Xherdan Shaqirin, sulmuesi rezulton pozitiv

By vizional

October 06, 2020

COVID-19 prek dhe sulmuesin e Liverpool, Xherdan Shaqiri. Ka qenë Federata Zvicerane e Futbollit ajo që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Shaqiri ishte i grumbulluar me ekipin helvet në prag të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kombeve. Shaqiri dhe i gjithë stafi i ekipit përfaqësues iu nënshtruar testit kundër COVID-19 dhe vetëm futbollisti i Liverpool rezultoi pozitiv. 28-vjeçari është izoluar dhe nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares zvicerane për sfidës e së shtunës kundër Spanjës.