Covid-19/ Nis nga sot ora policore, Shqipëria në karantinë pas orës 20:30,...

Covid-19/ Nis nga sot ora policore, Shqipëria në karantinë pas orës 20:30, masat shtrënguese deri më 4 janar

176
0

Duke nisur nga kjo e enjte, i gjithë vendi do të nisë zbatimin e masave shtrënguese kundër pandemisë së koronavirusit. Në këtë mënyrë, prej mbrëmjes së sotme pas orës 20:30 nuk do të lejohet asnjë lëvizje e njerëzve apo mjeteve, përveç rasteve kur kanë marrë leje, si dhe do të mbyllen të gjitha bizneset.

Ora policore do të jetë 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa do të vijojë deri më 4 janar. Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si një masë për të parandaluar grumbullimet për festat e fundviti, që mund të çonin në përhapjen më gjerë të virusit Covid-19.

 

“Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme”, thuhej në vendimin e Komitetit të Ekspertëve.