COVID-19/ 8 raste ne 24 oret e fundit

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se janë kryer 140 testime në 24 orët e fundit, nga të cilat 8 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet e reja janë regjistruar në; Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast.

Ndërkohë, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Nga sot, ka nisur një lehtësimi i mëtejshëm i masave shtrënguese, me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetas me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilët do të vetëkarantinohen në banesë.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *