COVID-19/ 475 të infektuar dhe 24 viktima, shënohen 8 raste gjatë 24 orëve të fundit, hartës i shtohet Kukësi

475 të infektuar, 24 viktima dhe 248 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i Covid-19 në Shqipëri. Përmes Eugena Tominit nga ISHP-ja, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja, dy prej tyre personel mjekësor, duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 475. Nga këto të infektuar, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës, që iu shtua sot hartës së Covid-19, me konfirmimin e infermierit të prekur.

 

 

 

Tomini shtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 236 persona, 45 prej tyre janë personel mjekësor në Shkodër dhe vetëm tetë kanë dalë pozitivë. Këto shifra sjellin rënien e kurbës që dy ditët e fundit ka qenë në ngjitje duke shënuar 21 të infektuar një ditë më parë dhe 13 , dy ditë më parë.

 

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi.

 

Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-6 raste Tiranë

-1 rast Shkodër

-1 rast Kukës

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

 

 

 

– Tiranë 227 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 71 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 1 rast

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *