Coronavirusi / Mbi 2.5 milionë të infektuar në botë, ja shtetet më të goditura

Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në të gjithë botën tani ka kaluar 2.5 milionë. Kjo sipas asaj që raporton “Wordmeters”.

Në rang global, shifra e të infektuarve është 2,527,940, ndërsa ajo e viktimave 174,455, me shifrat që ndryshojnë çdo minutë.

Lajm shpresëdhënës është ai i të shëruarve që ka arritur në 665,220 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti më i goditur për momentin me 802.159 raste dhe mbi 43 mijë viktima, pasuar nga Spanja me 204.178, pastaj Italia me 183.957, e ndjekur nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Image

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *