“Corona nuk është shaka”- Pas infektimit, Rozana Radi tregon eksperiencën e saj...

“Corona nuk është shaka”- Pas infektimit, Rozana Radi tregon eksperiencën e saj me Covid-19

397
0

Para disa ditësh, Rozana Radi zbuloi se ishte infektuar me Covid-19, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram rezultatet e testit. Në të vërtetë, moderatorja dhe këngëtarja iu nënshtrua dy testeve, përgjigjet e të cilëve ishin të ndryshme, pra i pari negativ dhe i dyti pozitiv. Radi ka treguar se eksperienca e saj me Covid-19 ka qenë e vështirë dhe për këtë arsye vazhdon të qëndrojë e izoluar në shtëpi. Këngëtarja tha se tashmë është pak më mirë, pas dhimbjeve të tmerrshme të kokës dhe ndjesisë së djegies që kishte në trup.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Instagram, Rozana tregoi se si ndihej tani:

“Jam qëndrueshëm! Ditët e para i kisha të tmerrshme me dhimbje të forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”. Infektimi i Rozanës erdhi pak pas koleges së saj, Fiori Dardha. Edhe ajo është e izoluar në shtëpi, dhe si rezultat i kësaj, emisioni i tyre është moderuar nga Erion Korini dhe Rudina Dembacaj.