Çokollata e ngrohtë djegës

Një pije me cokollatën dhe spec djegës

Përbërësit:

– 400 ml qumësht,

– 100 g çokollatë të zezë,

– Spec djegës të kuq të bluar sa mund të kapet me gisht,

– 1 lugë supe sheqer të kafenjtë,

– Një lugë akullore nga vanilja

Përgatitja:

Kur qumështi të vlojë, shtoni çokollatën e zezë, sheqerin dhe specin e kuq të bluar sa mund të kapni me gisht.

Kur e gjitha kjo të vlojë, qiteni në filxhan, zbukurojeni me një lugë akullore nga vanilja dhe me spec djegës.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *