Histori njerëzore

Çnjerëzore/ Mamaja le vajzën 3-vjeçare të vdesë nga uria

By vizional

February 26, 2019

Në Kirov të Rusisë nje grua ka braktisur vajzën e saj duke e lënë pa ujë dhe ushqim. Arsyeja? Shkoi me pushime…Maria Plenkina, një nënë e re 21 vjeçare nga Rusia, jetonte në Kirov me vajzën e saj të mitur 3-vjecare, sipas The Mirror. Kur gjyshja e vajzës së mitur vajti në shtepi për ti dhënë një dhuratë, ajo e gjeti vogëlushen në gjendje të rëndë. Menjëherë thirri policinë e shtetit dhe ambulancën por ishte tepër vonë për 3 vjeçaren.Sipas hetimit që ka kryer gjykata Ruse, gruaja ka ikur me pushime për një javë duke lënë fëmijën pa ushqim dhe ujë.“Po, e lashë pa ujë dhe ushqim, doja të ikja dhe të kaloja mirë,” ka deklaruar e akuzuara në gjykatë.