Aktualitet

Çmimet e frikshme të apartamenteve në Tiranë, ja sa kanë vajtur vlerat

By vizional

March 18, 2019

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po shkojnë në shifra të çmendura, duke arritur në 4.000 euro për metër katror. Këtë çmim ka projekti i ri që po ndërtohet pranë Presidencës, duke arritur nivelin më të lartë në rajon, sipas të dhënave që raportohen nga “Colliers International”. Tirana ia ka kaluar edhe Beogradit, që ishte kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, me rreth 3.000 euro/m² për apartamentet Premium. Në Podgoricë, apartamentet kushtojnë maksimumi 2.200 euro/m² dhe në Shkup nuk i kalojnë 2.000 euro/m².

“Po ndërtohet në mënyrë të frikshme jashtë çdo logjike tregu”, thotë Stela Dhami, partnere menaxhuese e një agjencie imobilare.

Arben Dervishi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve në Tiranë, pohon se për fatin e keq, ndërtuesit në Shqipëri vijojnë që të ndërtojnë në mënyrë empirike dhe pa studime të mirëfillta për kërkesën në tregun e patundshmërisë në Shqipëri.

Çmimet në kryeqytet kanë një luhatje të madhe, nga 500-600 euro/m² në periferi në mbi 3000 euro/m² në zonat e qendrës.

Sipas Numbeo, aktualisht Tirana është qyteti i dhjetë më i shtrenjtë në Europë nga 103 qytete të marra në shqyrtim për sa i përket çmimet e shtëpive në raport me të ardhurat e qytetarëve, duke u renditur krahas qyteteve si Milano, Roma, Parisi, Londra, etj.

 

Burimi: Monitor