Çmim të parë në Gjermani! Njihuni më këngëtaren shqiptare që po ngjit...

Çmim të parë në Gjermani! Njihuni më këngëtaren shqiptare që po ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit (VIDEO)

274
0

Njihuni me Ilira Gashin, këngëtaren me origjinë shqiptare që po korr sukses në skenat ndërkombëtare.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Ilira Gashi ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët nëpër botë, duke marrë vëmendje ndërkombëtare.

Në një mbrëmje të realizuar në Dusseldorf të Gjermanisë, Ilira Gashi ka rrëmbyer çmimin e parë si këngëtarja më e mirë e gjeneratës së re të muzikës.

 

Ilira ka fituar çmimin “‘New faces award music” nga revita gjermane “Bunte”, duke marrë jehonë ndërkombëtarisht.

E vlerësuar për vokalin e saj unik, Ilira Gashi është në hapat e parë të një suksesi të padiskutueshëm ndërkombëtar.