Çmenduri në Sarandë, 25 mijë lekë një fileto viçi. Fatura bën xhiron...

Çmenduri në Sarandë, 25 mijë lekë një fileto viçi. Fatura bën xhiron e rrjetit (FOTO)

1955
0

Në çdo sezon vere një nga shqetësimet më të mëdha të turistëve sidomos në jug të vendit janë çmimet e kripura. Edhe këtë verë pushuesit kanë pasqyruar një faturë në jug të vendit më saktë në Sarandë.

Fatura e cila po bën xhiron e botës tregon se një fileto demi kushton 2500 lekë të reja , ndërsa një sallatë fshati kushton 700 lekë të reja. Një racion djathë dhie kushton 650 lekë të reja.