Çmendet shoferja në autostradën Tiranë-Durrës, ‘fluturon’ me makinë

Çmendet shoferja në autostradën Tiranë-Durrës, ‘fluturon’ me makinë

373
0

Kontrollet e fundjavës nga ana e policisë rrugore kanë çuar në pranga edhe një shofere, e cila ishte duke ecur me shpejtësi të madhe në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, drejtuesja e mjetit me inicialet L. D., po udhëtonte me 163 km/h dhe në kushte të lagështirës në rrugë si pasoje e motit te keq. Kontrolle të pandërprera në të gjitha rrugët, rrugicat, lagjet, për të gjitha llojet e shkeljeve të Kodit Rrugor. Pavarësisht kushteve të motit punonjësit e rrugores nuk kane neglizhuar detyrën. Reklamimi i shkeljeve te ndryshme te Kodit Rrugor ka një qëllim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësoreve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtohen jetë dhe jo të ndëshkohen fajtorët pas aksidentit, si dhe as të tregojmë se po punojmë, shkruan policia në faqen e saj në Faceboo.

 

Të tjera arrestime nga policia:

 

Tek ish Blloku, drejtuesi i mjetit shtetasi D.N , 37 vjeç, drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen: 0.63 mg/l dhe 0.90.mg/l, i cili u arrestua ne flagrance. Tek Selvia, shtetasi E.K,34 vjec drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.74 mg/l dhe 0.90 mg/l, ku u arrestua ne flagrance. Ne unazen e Re shtetasi G.S, 30 vjec drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.53 mg/l dhe 0.54 mg/l. Ne Bulevardin e Kasharit shtetasja B.Z 25 vjeçe drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi e cila u arrestua ne flagrance. Policia Rrugore e Tiranes apelon per perdorim te mjeteve te transportit publik ne rastet kur drejtuesit e automjeteve konsumojne alkool apo nuk disponojne Leje Drejtimi. Alkooli ne timon vret jeten, erreson ngjyrat e fundjaves, siguria per nje fundjave te kendshme dhe destinacion te sigurt ne kthim eshte perdorimi i mjeteve te transportit publik. Policia Rrugore falenderon gjithe ata drejtues mjetesh qe respektojne rregullat e qarkullimit.