Çmendet moti, vdesin 6 turistë. Ne Greqi shënohen 6 viktima

Çmendet moti, vdesin 6 turistë. Ne Greqi shënohen 6 viktima

1019
0

Kushtet metereologjike në Europë duket se edhe për javën në vazhdim do të jenë shumë larg të qenurit në stinën e verës. Stuhi të forta ere dhe shiu kanë përfshirë thuajse të gjithë Mesdheun.

Gjatë ditës se djeshme në Greqi janë shënuar 6 viktima, ku mes tyre kanë qenë edhe 2 fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Stuhia e cila zgjati vetëm dhjetë minuta, tronditi banorët vendas, por edhe turistët e shumtë në Greqi.

Nga stuhia e madhe raportohet se me dhjetëra pemë janë shkulur, disa shtëpi janë rrënuar dhe dyqane të dëmtuar tërësisht, dhjetëra makina janë përmbysur, probleme të mëdha me energjinë elektrike, dëme të pallogaritshme të pronës private dhe të infrastrukturës.