HOROSKOPI

Ç’kuptim kanë 12 shtëpitë e astrologjisë

By admin

May 07, 2020

Nëse keni qenë të paqartë teksa kur lexonit horoskopin mujor të Susan Miller në Anabel jeni ndeshur me termat si “shtëpia juaj e katërt e parave” apo “shtëpia e parë e dashurisë” , jeni në artikullin e duhur. Në astrologji, ka 12 shtëpi dhe secila përfaqëson çështje të rëndësishme si paratë, shëndeti, marrëdhëniet me njerëzit etj. Mendojini ato si një hartë në qiell, ku planetët lëvizin sa në një banesë.

Ç’kuptim kanë 12 shtëpitë e astrologjisë

Shembull: Nëse Jupiteri – planeti i fatit – shkon në shtëpinë tuaj të dytë, që rregullon çështjet financiare, atëherë ka të ngjarë që t’i keni punët mirë me paratë.

Ç’kuptim kanë 12 shtëpitë e astrologjisë

Ja ç’kuptim kanë 12 shtëpitë:

Shtëpia e parë – rregullon mënyrën si i paraqiteni botës.

Shtëpia e dytë – paratë dhe marrëdhënia e përgjithshme me gjërat e tjera.

Shtëpia e tretë – qëndrimet tuaja, intelekti dhe komunikimi.

Shtëpia e katërt – shtëpia dhe familja.

Shtëpia e pestë – dashuria, kreativiteti, pjelloria, seksi, takimet, romanca dhe argëtimi.

Shtëpia e gjashtë – veprimet e përditshme.

Shtëpia e shtatë – marrëdhëniet me të tjerët (miqtë, armiqtë, partnerët në biznes etj)

Shtëpia e tetë – trashëgimia, taksat, arritjet.

Shtëpia e nëntë – etika, vizioni, pikëpamja juaj për botën, udhëtimet.

Shtëpia e dhjetë – qëllimet, arritjet dhe karriera.

Shtëpia e e njëmbëdhjetë – lidhjet socio-emocionale (bamirësi për shembull).

Shtëpia e dymbëdhjetë – shëndeti mendor dhe shpirtëror, përvojat.