Lajme

Çim Peka i përgjigjet kërcënimit të Ardit Gjebresë

By vizional

November 12, 2019

“Çmenduri, Ardit Gjebrea, 180 mijë euro për këngën e inaugurimit të stadiumit” ishte kryetitulli i një lajmi të botuar në “Syri.net” të Çim Pekës, ku Gjebrea sipas këtij portali do të merrte plotë 180 mijë euro për të kënduar himnin e flamurit me 17 nëntor, në inaugurimin e “Arena Komëbëtare”.

Pas këtij lajmi, reagoi vetë Gjebra, në një postim në instagram ku shkruante duke publikuar lajmin e “syrit”: “Hajde, hajde. Po ku e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme, se edhe e njoh, mund edhe të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe, nga ato që për fat të keq nuk ndodhin”.

 

E këtij reagimi të Gjebres, i është përgjigjur përsëri Çim Peka.

 

“Une jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e cdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund te pretendoj dikush 20 mije euro per te kenduar himnin kombetar para ndeshjes me Francen, kur thone qe Kac Tusha i madh e kendonte free ose me honorar modest”-shkruan ndër të tjera Peka.

 

 

 

Qenka revoltuar Arditi se nuk qenkan 180 mije euro por 156 mije per ceremonine e hapjes se stadiumit, sigurisht nga Federata dhe Bashkia. Nderkohe qe nje Ardit tjeter u mbulua ne plehra duke mbledh kanacet e “Bashkise”. Une jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e cdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund te pretendoj dikush 20 mije euro per te kenduar himnin kombetar para ndeshjes me Francen, kur thone qe Kac Tusha i madh e kendonte free ose me honorar modest.

 

 

 

Mund t’i legalizoni apartamentet shtese pa leje, por nuk mund ta legalizoni moralin o te pangopur e parfumoses te piselleqeve te Lalit, Rames e se fundi dhe Dukes. U njoh ilegalitetet jo vetem morale. Te pakten kendojeni himnin per pak euro ose falas sic i kenduat Enverit gjithe jeten. Per hir te falsitetit moral, besoj qe deri te merkuren kur pritet te kaloje pagesa ne banke do jeni bere “patriote humane”.-shkruan Peka.