Çiljeta mbulohet sërish si besimtare e devotshme e islamit

Çiljeta mbulohet sërish si besimtare e devotshme e islamit

569
0

Pak javë më parë këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga tërhoqi vëmendjen e mediave rozë, për shkak se u shfaq e mbuluar në shami, ndërsa agjëroi edhe muajin e Ramazanit.

Mirëpo, nuk kaloi shumë nga ky moment dhe këngëtarja publikoi një foto provokuese, duke ngjallur kështu shumë reagime tek ndjekësit.

Ndërsa, pak orë më parë, Çiljeta ka publikuar një tjetër foto. Këngëtarja tregon se i është rikthyer sërish devotshmërisë për fenë islame, teksa rrëfen se ka falur namazin.

Ajo shfaqet sërish e mbuluar me veshjen karakteristike pëtr gratë myslimane, perçen.

“Fjalët e njerëzve janë si gurët, nëse i mbart mbi shpinë ta thyejnë kurrizin, e nëse i vendos poshtë këmbëve, ngrihesh e triumfon. Imami Shafiu. Koha për namaz”, është ky mesazhi që ajo ka dhënë për ndjekësit, ndërsa më pas ka filluar të kryejë ritin më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.