Cilet janë dy prokurorët që do të hetojnë dosjen 184

Cilet janë dy prokurorët që do të hetojnë dosjen 184

278
0

Pas transferimit të dosjes 184 në Dibër, janë caktuar edhe dy pakurorët të cilët do të marrin në dorë këtë dosje. Në dosjen 184 po hetohen parregullsitë dhe shit-blerja e votës në vitin 2016 në bashkinë Dibër.

Prokurorët e kësaj dosje do të jenë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, ata janë zgjedhur nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Cani.

Kujtojmë se dosja iu dërgua për kompetencë Prokurorisë së Dibrës nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” .

Në dosje janë të përfshirë eksponent të PS, ku një prej tyre është dhe Arben Keshi, kushëri i Esmeralda Canit.

Për shkak të përfshirjes të Arben Keshit në dosje, Esmeralda Cani nuk mund të ishte pjesë e shortit për marrjen në dorë hetimeve.Për shkak të rrugëtimit të gjatë të dosjes 184, janë shkaktuar dhe përplasje të forta politike, ku opozita akuzon mazhorancën se përdor prokurorët për të zvarritur zbardhjen e plotë të hetimeve për dosjen 184.

Hetimi për zgjedhjet në Dibër, nisi nga Gentian Trenova, Prokuror i Krimeve të Rënda, por ai u shkarkua nga vettingu. Më pas dosja i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho i cili shpalli moskopetencën. Pas gjithë këtij, rrugëtimi, kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi transferimin e saj ne Diber.