Cilat pije janë të shëndetshme dhe cilat dëmtojnë shëndetin e diabetikëve?

Cilat pije janë të shëndetshme dhe cilat dëmtojnë shëndetin e diabetikëve?

252
0

Shumë njerëz vuajnë nga sëmundja e diabetit, që i kushtëzon ata në atë çfarë duhet të hanë e të pinë. Sipas disa studimeve të fundit, pije të ndryshme kanë efekt ndryshe te diabetikët. Por çfarë duhet të pinë dhe çfarë nuk duhet të pinë diabetikët?

 

Uji

 

Sipas studimeve, njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe që pinë pak ujë kanë më shumë të ngjarë që sheqeri në gjak t’iu rritet me 30%. Ata duhet të konsumojnë rreth 8 gota ujë në ditë, kryesisht gratë, ndërsa burrat më shumë se 8 gota. Kjo për shkak se nëse diabetikët pinë pak ujë në ditë, niveli i hormonit vasopressin rritet dhe kjo bën që mëlçia të prodhojë më shumë sheqer në gjak.

 

Qumështi

 

Është një pije e mirë jo vetëm për fëmijët, por edhe për diabetikët. Qumështi siguron vitaminën D, por edhe kalciumin, magnezin dhe kaliumin, teksa ndikon edhe tek uljta e presionit të gjakut dhe nxit humbjen në peshë.

 

Çaji

 

Duke qenë se kjo pije nuk ka kalori, është tepër e rekomandueshme për diabetikët. Kryesisht çaji i zi dhe çaji jeshil, për shkak edhe të nivelit të lartë të polisaharideve, që ngadalësojnë thithjen e sheqerit në gjak. 4 deri në 5 filxhanë çaji në ditë janë të vlefshme për të ulur zhvillimin e kësaj sëmundje me 16%.

 

Kafja

 

Maksimumi i kafeve që një diabetik mund të pijë në ditë është 1-2 kafe. Kjo për shkak se sipas disa studimeve, kafeja mund të rrisë sheqerin në gjak dhe mund të vështirësojë përpunimin e saj.

 

Pijet me gaz

 

Zakonisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti priren të konsumojnë pije me gaz me 0 kalori. Por studimet kanë provuar se pavarësisht se këto pije kanë 0 kalori, ato sërish e nxisin rritjen e sheqerit në gjak. Njerëzit që pinë pije me gaz janë të rrezikuar 67% më shumë nga prekja e diabetit sesa ata që nuk pinë.