Cilat janë përfitimet e të ecurit të paktën 30 minuta në ditë?

Cilat janë përfitimet e të ecurit të paktën 30 minuta në ditë?

336
0

Ecja mund të ofrojë përfitime të shumta shëndetësore për njerëzit e të gjitha moshave. Gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të caktuara dhe madje të zgjasë jetën. Është një aktivitet i thjeshtë që secili mund ta bëjë në ditë. Por cilat janë disa nga përfitimet prej ecjes? Po ju njohim më poshtë me disa prej tyre.

 

Digjni kalori

Ecja mund t’ju ndihmojë të digjni kalori. Djegia e kalorive mund t’ju ndihmojë të mbani peshën ideale, ose të humbni peshë. Djegia e kalorive varet nga disa faktorë, duke përfshirë:

 

– shpejtësinë e ecjes

 

– distancën e mbuluar

 

– terrenin (do të digjni më shumë kalori duke ecur në malore, sesa do të digjni në një sipërfaqe të sheshtë)

 

– pesha juaj aktuale.

 

Forconi zemrën

Ecja të paktën 30 minuta në ditë, shtatë ditë në javë mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje koronare të zemrës me rreth 19 përqind. Dhe rreziku juaj mund të zvogëlohet edhe më shumë, kur rrisni kohëzgjatjen ose distancën që ecni në ditë.

 

Mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak

Një shëtitje e shkurtër pas ngrënies mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak. Një studim i realizuar në Amerikë, zbuloi se e ecura rreth 15-minutëshe tri herë në ditë (pas mëngjesit, drekës dhe darkës) përmirësoi nivelin e sheqerit në gjak, më shumë sesa një shëtitje 45-minutëshe në një moment tjetër gjatë ditës. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këto gjetje.

 

Lehtëson dhimbjet e kyçeve

Ecja mund të ndihmojë në mbrojtjen e artikulacioneve. Kjo sepse ndihmon në lubrifikimin dhe forcimin e muskujve që mbështesin artikulacionet. Ecja gjithashtu mund të sigurojë përfitime edhe për njerëzit që vuajnë nga artriti, siç është reduktimi i dhimbjes.

 

Forcon sistemin imunitar

Ecja mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e ftohjes ose gripit. Një studim gjurmoi 1.000 të rritur gjatë sezonit të dimrit. Ata që ecnin me një ritëm të moderuar për 30 deri në 45 minuta në ditë, kishin 43 përqind më pak mundësi të sëmureshin dhe bënin më pak infeksione të traktit të sipërm respirator në përgjithësi. Simptomat e tyre gjithashtu ishin më të lehta, nëse ata sëmureshin.

 

Shton energjinë tuaj

Shëtitja kur jeni të lodhur, mund të jetë një nxitje më efektive e energjisë sesa të pini një filxhan kafe. Ecja rrit shpërndarjen e oksigjenit në trup. Gjithashtu mund të rrisë nivelet e kortizolit, epinefrinës dhe norepinefrinës. Këto janë hormone që ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë.

 

Përmirëson humorin tuaj

Ecja mund të ndihmojë në shëndetin tuaj mendor. Burime të besuara studimesh tregojnë se mund të ndihmojë në uljen e ankthit, depresionit dhe stresit. Gjithashtu mund të rrisë vetëvlerësimin dhe të zvogëlojë simptomat e tërheqjes sociale. Për të përjetuar këto përfitime, realizoni 30 minuta ecje të shpejtë ose ushtrime të tjera me intensitet të moderuar tri ditë në javë. Ju gjithashtu mund ta ndani këtë ecje në tre shëtitje 10-minutëshe.